Aktualitet

Homazhet për Astrit Kalanë, Ministri Lamallari: Kontributi dhe figura e tij, mbeten frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës

Lamallari u shpreh se Kalaja do të mbetet një figurë frymëzim, për ata që besojnë te fuqia e ligjit dhe drejtësisë.

8 Tetor 2025, 10:02 Nga E.d
Homazhet për Astrit Kalanë, Ministri Lamallari: Kontributi dhe figura
Besfor Lamallari

TIRANË - Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka marrë sot pjesë në homazhet, të cilat po zhvillohen në nder të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në ambjenet e gjykatës para dy ditësh. Ministri Lamallari i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të gjyqtarit të ndjerë, si dhe i ka lënë një shënim në librin e kujtimeve.

Lamallari u shpreh se Kalaja do të mbetet një figurë frymëzim, për ata që besojnë te fuqia e ligjit dhe drejtësisë. Ndërsa pohoi se kontributi i tij në shoqëri do të mbetet përherë i çmuar.

“Lamtumirë njeriut të ligjit, shërbëtorit të drejtësisë e profesionistit të spikatur, Astrit Kalaja. Kontributi i tij i çmuar do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës. Ngushëllime për familjen, kolegët, trupën gjyqësore dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan Astritin. Prehu në paqe mik i dashur!”, shprehet ministri Lamallari.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

besfor lamallari astrit kalaja homazhe

Sondazh

Poll