Aktualitet

Homazhet për Astrit Kalanë, Kreu i GJL: Të merren masa sigurie, kjo situatë nuk mund të lejohet më! Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi

Gjatë një deklarate për mediat, Sadushi u shpreh se duhet të merren masa sigurie ndaj gjyqtarëve, sepse niveli i sigurisë në institucionet e drejtësisë është i ulët.

8 Tetor 2025, 09:49 Nga E.d
Homazhet për Astrit Kalanë, Kreu i GJL: Të merren masa sigurie,
Foto ilustruse

TIRANË - Kanë nisur homazhet në nder të gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaj, i cili u ekzekutua dy ditë më parë në ambjenet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.  Pjesë e homazheve ishte edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Në një deklarate për mediat, Sadushi u shpreh se duhet të merren masa sigurie ndaj gjyqtarëve, sepse niveli i sigurisë në institucionet e drejtësisë është i ulët. Kreu i Gjykatës së Lartë tha se duhet siguri ndaj tyre, në mënyrë që të japin drejtësi. Sipas tij kjo është një gjendje, e cila nuk duhet lejuar më dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

“Duhen marrë masa pasi gjendja në gjykatat shqiptare e papranueshme siguria në nivelin zero. Një gjendje e tillë nuk mund të lejohet më. Gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”, tha ai.

Si ndodhi ngjarja e rëndë ?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

astit kalaja sakol sadushi kreu i gjykatës së lartë

Sondazh

Poll