Aktualitet

Mot i kthjellët dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore të lindjes.

8 Tetor 2025, 07:14 Nga E.d
Mot i kthjellët dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit
Foto ilustruse

TIRANË- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e mërkurë do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore të lindjes. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe të përqendruara kryesisht në relievet malore lindore. 

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriu me një shpejtësi mesatare deri në 10 m/s. Në zonat bregdetare dhe lugina, era pritet të jetë më e fortë, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 20 m/s. Sa i përket detit, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3 deri në 4 ballë, çka sugjeron një gjendje të moderuar detare për të mërkurën./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll