Aktualitet

Nxiste të mitur të kryente vjedhje dhe i gjente persona për të blere sendet e grabitura, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

3-vjeçari nxiste të miturin të kryente vjedhje të ndyshme në kryeqytet dhe më pas i gjente persona për të blerë sendet e vjedhura. P

8 Tetor 2025, 09:22 Nga E.d
Nxiste të mitur të kryente vjedhje dhe i gjente persona për
Foto ilustruse

TIRANË - Një 23-vjeçar, i cili nxiste një të mitur të kryente vjedhje është arrestuar sot nga policia. 23-vjeçari nxiste të miturin të kryente vjedhje të ndyshme në kryeqytet dhe më pas i gjente persona për të blerë sendet e grabitura. Policia ka nisur hetimin edhe ndaj të miturit, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjithashtu po hetohen edhe dy person të tjerë, të cilët i blinin të miturit sendet e grabitura. Në kuadër të këtij rasti janë sekuestruar 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura, ndërsa dyshohet edhe për sende të tjera. Polica ka arrestuar 23-vjeçarin, ndërsa ka lënë në gjendje të lirë të miturin dhe dy personat e tjerë.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Influenca”. Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar që nxiste një 13-vjeçar, për të vjedhur. Vihen në hetim 13-vjeçari, autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në kryeqytet, si dhe 2 shtetas të tjerë që i blinin të miturit, sendet e vjedhura. Sekuestrohen 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura. Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Influenca”, në kuadër të të cilit:

U arrestua shtetasi J. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, u proceduan në gjendje të lirë dy 13-vjeçarë dhe shtetasi Sh. M., 48 vjeç. Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. K. nxiste në mënyrë të vazhdueshme, njërin prej 13-vjeçarëve të proceduar, për të kryer vjedhje, ndërsa i mituri tjetër dhe shtetasi Sh. M. përvetësonin sendet e vjedhura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Dosja .al

tiranë vjedhje i mitur

Sondazh

Poll