7 Tetor 2025, 17:50
Nga E. D
Erica Mazzetti
ITALI- Deputetja italiane e Forza Italia, Erica Mazzetti ka folur rreth kandidaturës së saj për zgjedhjet rajonale në Toskana. E ftuar në një intervistë në Syri TV, Mazzetti theksoi angazhim të fortë ndaj komunitetit të gjerë që përfaqëson, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Prato.
Ajo u shpreh gjithashtu se kandidimi i saj është një akt përgjegjësie dhe respekti ndaj qytetarëve që e mbështesin prej më shumë se dy dekadash, ndërsa theksoi lidhjen e veçantë me shqiptarët, të cilët i cilësoi si pjesë përbërëse të shoqërisë italiane.
"Unë që jam deputete prej 7 vitesh, meqenëse ndihem një grua e popullit, jam afër qytetarëve por dhe përfaqësuese e qendrës së djathtë edhe për të pasur një visibilitet të partisë time sa më të madh zgjodha të kandidohem për respektin dhe përgjegjësinë mbi territorin tim. Unë jam kandidate e rajonit të Toskanës, pra në krye të listës së Pratos, Forza Italia.
Ky është një akt përgjegjësie, respekti kundrejt shumë qytetarëve që prej më shumë se 20 vjetësh më ndjekin. Prato është një qytet i veçantë i cili është i përbërë nga shumë njerëz që vijnë nga vende të ndryshëm të botës. Kemi 100 kombësi etnike sikurse ju e dini shumë mirë ku një nga kampet më të mëdhenj është ai i shqiptar ku kemi lidhur një miqësi shumë të ngushtë që prej viteve 1990, kur largpamësia e Berluskonit, dashuria dhe pasioni i madh dhe përzemërsia kundrejt shqiptarëve ka krijuar këtë urë miqësie të rëndësishme.
Unë kam vendosur ta çoj përpara sepse është rruga e duhur. Ju jeni pjesë përbërëse e komunitetit tonë, sikurse e tha edhe ai vetë, jeni rajoni 21 i Italisë dhe së bashku me mikun Doda jemi duke bërë një punë shumë të madhe për Forza Italia.
Sikurse thatë ju me të drejtë, unë kam ardhur shumë shpesh në Shqipëri mes të tjerash edhe para zgjedhjeve të fundit, sepse e gjithë Europa dhe gjithë vendet pranë Europës dhe shpresoj që së shpejti Shqipëria të futet në komunitetin Evropian. Ne duhet të bëjmë një betejë të përbashkët për lirinë dhe demokracinë. Ne së bashku mund t’ia dalim," tha Erica Mazzetti./Dosja.al
erica mazzetti
Aktualitet
7 Tetor 2025, 20:53
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Grupi kriminal i Aleksandër Lahos falsifikonte aktet e marrjes së tokës në pronësi, duke shtuar n&eu...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 20:44
M.L
Foto ilustruese
LEZHË- Një automjet tip “Volkswagen Golf” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e s&...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 20:32
E. D
foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar sot një operacion në rajonin e Breshias, ku tetë persona janë arre...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 20:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” vijoi me publikimin e detajeve nga hetimet për tjetërsimin e pr...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 20:23
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur zonën e Martinsicuros, në rajonin e Abruzzos, Itali, ku nj...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 20:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lala në News24, solli këtë të mar...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 19:46
E. D
Pano Ruci dhe bashkëshortja e tij
GREQI- Pano Ruçi, ka vendosur sot të ndalë grevën e urisë pas 23 ditësh, pasi ...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 19:21
E. D
Partia Socialiste
TIRANË- Partia Socialiste e Shqipërisë ka depozituar një padi ndaj Komisionit Qendror të Zg...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 13:40
pamje nga vendngjarja
VLORË- Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams ka mbërritur me helikopter mesditën e kësaj t&eum...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 19:07
Blerina Gjoka
Edi Rama dhe Eric Adams
TIRANË- Kryebashkiaku në ikje i Nju Jorkut, Eric Adams, zbriti të hënën nga një helikopter i ushtris&...