Aktualitet

Hoxha: Ramën e solli krimi në pushtet, dhe më pas ai i ktheu në biznesmenë duke u dhënë tendera

Gjithashtu Hoxha theksoi se po në këtë periudhë u krijua një dalje dhe kokat e biznesit ikën. Më tej Hoxha kujtoi më tej kanabizimin e vendit, zgjedhjet e vitit 2017 dhe përfshirjen e organizatave kriminale. Në fund, Hoxha përmendi edhe transformimin e botës së krimit në biznes.

7 Tetor 2025, 21:34 Nga DOSJA
Hoxha: Ramën e solli krimi në pushtet, dhe më pas ai i ktheu
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ku ka folur hapur për kryeministin Edi Rama dhe qeverisjen e tij. I ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Hoxha përmendi operacionet e para të qeverisë socialiste, si operacioni ‘Fundi i marrëzisë’ dhe operacioni i dytë, i famshmi në Lazarat në 2014. 

Gjithashtu Hoxha theksoi se po në këtë periudhë u krijua një dalje dhe kokat e biznesit ikën. Më tej Hoxha kujtoi më tej kanabizimin e vendit, zgjedhjet e vitit 2017 dhe përfshirjen e organizatave kriminale. Në fund, Hoxha përmendi edhe transformimin e botës së krimit në biznes.

"Duke ndjekur gjithë këtë narrativë që bëre ti, që unë e kam bërë disa herë dhe kam shpjeguar se pse Rama është sot këtu ku është. Kam pasur mundësinë dhe fatin ta shoh kur ishte në opozitë, duke ndenjur në këto qarqe me këta që u rritën mbrapa dhe unë fillova ti gjeja, Kolumbi, Ekuador, Bolivi, në këto vende të çuditshme dhe unë i kam parë aty, i kam parë rrotull tij. Pra, ai erdhi bashkë me ta, duke bërë një marrëveshje të cilën nuk e kuptonim në moment. Por harronim dhe tjetrën, që ky njeri ka qenë shumë gjatë drejtues i bashkisë së Tiranës, që është një pol shumë i rëndësishëm fuqie në këtë vend, se njohja është e hershme e jo sot. E përdori këtë aleancë që të vinte në pushtet dhe pasi erdhi në pushtet, bëri atë që bëri. 

Veprimet e para që bëri në 2013, kur u bë operacioni ‘Fundi i marrëzisë’ që në fakt ishte marrëzia e fundit. U mor nën kontroll biznesi i lojërave të fatit. Pastaj erdhi operacioni i dytë, i famshmi në Lazarat në 2014, u mbajt nën rrethim, e pamë betejën, pamë arsenalin e atyre brenda dhe arsenalin e shtetit. Pamë se çfarë ndodhi. U krijua një dalje dhe kokat e biznesit ikën. Na u referua që u shpërbë kjo. Që aty u pa që ai po synonte të merrte nën kontroll atë që kishin pasur të tjerët.

Ne e mbajmë mend se çfarë ndodhi në 2015-2016, kanabizimi i vendit. Nuk fliste askush, as nga trupi diplomatik sepse kam qenë në atë vit në 5 ambasada ku shpjegoja me tabelë se si ishte bërë. Që atëherë unë thoja që ishte kryeministrit, se nuk e bën dot një ministër. Dhe që në fillesa ne e pamë se si po funksiononte skema e Ramës e kriminalizimit të vendit.

Erdhi 2017, sakrifikuam ministrin e Brendshëm duke i faturuar kanabisin dhe kaluam tek kokaina duke u hapur në kontinent dhe në kontinente të tjera. Si u fitua 2021? U fitua sepse organizatat më të mëdha kriminale të këtij vendi kanë qenë të përfshira në zgjedhjet parlamentare dhe janë aty. 2021 u mor me kokainën. Me 1 ton kokainë ti fiton jo vetëm një palë zgjedhje, por më shumë. Dhe më pas ne pamë si u ndanë koncesionet, statusi i investitorëve strategjikë dhe sot ne jemi në një situatë ku ne nuk e ndajmë dot se ku mbaron politika, ku fillon biznesi dhe ku përfshihet bota e krimit.’

Më kujtohet një batutë e një nga këta të botës së krimit: Ne paskemi qenë budallenj, kujtonim se bëheshim të pasur vetëm duke shitur drogë. Ky që erdhi në pushtet na mësoi të bëheshim biznesmen. Merr tendera, ke bërë milionin e parë andej, futu këtu dhe puno këtu brenda," tha Artan Hoxha./Dosja.al

artan hoxha

Sondazh

Poll