Politike

EMRI/ Zgjedhjet e pjesshme, zyrtarizohet kandidati i opozitës për Bashkinë e Cërrikut

Bëhet me dije se mjeku Amarildo Hoxha nga shoqëria civile do te jetë kandidatura që do të mbështetet nga PD për bashkinë e Cërrikut.

7 Tetor 2025, 19:39 Nga E. D
EMRI/ Zgjedhjet e pjesshme, zyrtarizohet kandidati i opozitës për
Amarildo Hoxha

CËRRIK- Partia Demokratike ka zyrtarizuar emri e kandidatit të opozitës për Cërrikun, e cila është një prej 6 bashkive që do të futet në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit. Bëhet me dije se mjeku Amarildo Hoxha nga shoqëria civile do te jetë kandidatura që do të mbështetet nga PD për bashkinë e Cërrikut.

42 vjeçari gëzon reputacion të mirë në zonë, ndërsa ushtron detyrën e mjekut të familjes në Njësinë Administrative Klos Bashkia Cërrik. Ndërkohë Partia Socialiste zyrtarizoi sot kandidaturën e kryetarit të komanduar Florenc Doka si kandidat për Bashkinë Cërrik.

Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

amarildo hoxha

Sondazh

Poll