Aktualitet

“Foton e Ramës me McGonigal ma ka dërguar ish-e dashura e Charles”/ Aleati i Trump: Kryeministri shqiptar po shqyrtohet me mikroskop

Ai tha se Kryeministri shqiptar po shqyrtohet me mikroskop për rastin e atentatit ndaj Presidentit Trump. 

7 Tetor 2025, 08:36 Nga E.d
“Foton e Ramës me McGonigal ma ka dërguar ish-e dashura e
Foto ilustruse

SHBA- Në një intervistë për Syrin Ish-ndihmësi i presidentit Donald Trump dhe eksperti i njohur i politikës në SHBA , George Papadopoulos ka deklaruar se foton e Edi Ramës me ish-kryeagjentin e FBI-së, Charles McGonigal e ka marrë nga ish-e dashura e McGonigal. Ai tha se Kryeministri shqiptar po shqyrtohet me mikroskop për rastin e atentatit ndaj Presidentit Trump. Papadopoulos deklaroi se McGonigal ka qenë i përfshirë me disa elementë të qeverisë shqiptare si dhe organizonte edhe një fushatë kundër Presidentit Trump.

Sipas ish-ndihmësit të presidentit Trump, kjo foto e publikuar tregon se McGonigal kishte lidhje me nivelet më të larta të administratës së Ramës.  Papadopoulos tha se ish-kryeagjenti McGoniga drejtonte atë që quhej Hetimi Uragan në administratën, por veprimet të cilat bëri më vonë sabotuan të gjithë punën e administratës. Ai tha se nëse Shqipëria ka qenë e përfshirë në një operacion kundër Presidenti Trump është momenti për të identifikuar detajet dhe për t’ia dhënë këtë informacion drejtorit të FBI-së, drejtorit të CIA-s dhe Shtëpisë së Bardhë.

“Për shikuesit në Shqipëri, që ta kuptojnë, konteksti i kësaj situate, personi Charles McGonigal që është në foto, drejtonte atë që quhej Hetimi Uragan në administratën ku punoja edhe unë. Dhe me veprimet që bëri, pothuajse sabotoi të gjithë punën e administratës së tij. Duke pasur në konsideratë rolin e McGonigal dhe rolin e Shqipërisë në këtë dënim, mikroskopi qëndron në faktin nëse kryeministri i Shqipërisë ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në vitin 2016 apo nuk ishte në dijeni. Hetimet janë në vazhdim dhe së shpejti do marrim përgjigjet.

Këtë foto ma ka dërguar ish-e dashura e McGonigal dhe ajo supozonte se me siguri që kishte një kundërvajtje mes McGonigal dhe autoriteteve shqiptare. Duke pasur parasysh dënimin me burg që iu dha, kuptohet se ai ka qenë i përfshirë me disa elementë të qeverisë shqiptare. Organizonte edhe një fushatë kundër Trump dhe është e rëndësishme që bota të shohë se me kë kishte lidhje dhe në cilat nivele. Kjo foto tregon se ai kishte lidhje me nivelet më të larta të administratës së Ramës.

Në qoftë se Shqipëria në nivelet më të larta ka qenë e përfshirë në një operacion kundër Trump, tani është momenti për të identifikuar detajet dhe për t’ia dhënë këtë informacion drejtorit të FBI-së, drejtorit të CIA-s dhe direkt Shtëpisë së Bardhë sepse kundërhetimi që po bën tani Departamenti i Drejtësisë kundër presidentit Obama dhe ekipit të tij është një nga çështjet më të rëndësishme sot në Amerikë,” tha Papadopoulos.

George Papadopoulos deklaroi gjithashtu se edhe Kongresi është i interesuar për të hetuar këtë çështje.

“Mendoj se tani që McGonigal është në burg e ka më të vështirë të dëshmojë para Kongresit. Megjithatë ai mund të sigurojë prova lidhur me atë që bënte në mënyrë të paligjshme. Departamenti i Drejtësisë dhe Kongresi aktual që kontrollohet nga republikanët është i interesuar të mësojë se çfarë synimesh kishte McGonigal me Shqipërinë dhe vendet e tjera”. tha ai./Dosja.al

 

george papadopoulos mcgonigal te shtena me arme ne shba

Sondazh

Poll