Aktualitet

"Prokuroria nuk ka hetuar"/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

Hoxha përmendi disa nga rastet e kërcënimeve të gjyqtarëve, por nënvizoi se më e rënda ishte vrasja e sotme e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili ishte në krye të detyrës. Hoxha u shpreh se ka raportuar më parë për këtë situatë, teksa shtoi se Prokuroria nuk ka hetuar.

6 Tetor 2025, 22:11 Nga E. D
"Prokuroria nuk ka hetuar"/ Hoxha: Nuk është hera e
Anila Hoxha


TIRANË-
Gazetarja Anila Hoxha, duke folur për tragjedinë që ndodhi pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit, theksoi se kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e punonjësve të drejtësisë. E ftuar në “Top Story”, Hoxha përmendi disa nga rastet e kërcënimeve të gjyqtarëve, por nënvizoi se më e rënda ishte vrasja e sotme e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili ishte në krye të detyrës. Hoxha u shpreh se ka raportuar më parë për këtë situatë, teksa shtoi se Prokuroria nuk ka hetuar.

“Kjo nuk është hera e parë që cenohet siguria e një gjyqtari. Kjo gjë ka ndodhur në Fier, është kërcënuar gjyqtari. Ka ndodhur në Laç. Kallëzimi është bërë por nuk po hetohet nga Prokuroria”, u shpreh Anila Hoxha. 

anila hoxha

Sondazh

Poll