Aktualitet

"Ka bërë tronditjen më të madhe ndaj këtij shteti", vrasja e gjyqtarit, gazetari Hoxha: Pistoleta Mini Glock kishte vetëm 5 fishekë, autori e dinte që detektori metalik nuk punon

Gjatë fjalës së tij në emisionin "Opinion", Hoxha thekson se arma kishte vetëm pesë fishekë, dhe sipas tij, kjo tregon se ngjarja ka qenë e menduar dhe e përgatitur më parë. Gazetari shtoi gjithashtu se Elvis Shkëmbi e dinte që detektori metalik në hyrje të gjykatës nuk funksiononte, pasi kishte qenë edhe më parë në seanca të mëparshme dhe ishte i njohur me nivelin e ulët të sigurisë në institucion.

6 Tetor 2025, 22:32 Nga M.L
"Ka bërë tronditjen më të madhe ndaj këtij
Artan Hoxha

TIRANA- Gazetari Artan Hoxha, lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit nga Elvis Shkëmbi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartë momentin kur autori hyn në gjykatë me armën në brez. Gjatë fjalës së tij në emisionin "Opinion", Hoxha thekson se arma kishte vetëm pesë fishekë, dhe sipas tij, kjo tregon se ngjarja ka qenë e menduar dhe e përgatitur më parë.

Gazetari shtoi gjithashtu se Elvis Shkëmbi e dinte që detektori metalik në hyrje të gjykatës nuk funksiononte, pasi kishte qenë edhe më parë në seanca të mëparshme dhe ishte i njohur me nivelin e ulët të sigurisë në institucion.

"Shtetin e ruan aureola e seriozitetit. Në historinë 113 vjeçare që ka Shqipëria nuk ka ndodhur të vritet gjyqtari në sallë. Armën autori e ka pasur në brez. Pesë fishekë.

Kamerat kanë treguar që ai ka pasur pistoletën në brez. I ka gjuajtur të gjithë fishekët dhe kur ka dalë ja ka dhënë personit të sigurisë së gjykatës. Autori e ka pasur të përgatitur planin. Nëse do jepej ky vendim.

Vrasje me paralajmërim. Gjykata për fat të keq për shkak të një vendimi të Këshillit të Ministrave, e zgjedh vetë personelin që vendos në 8 orarsh.

Njerëz që ofrojnë këtë siguri që ndodhi sot. Një person i armatosur me pistoletë në brez futet në sallë. Ai e dinte që nuk punonte detektori metalik se ka qenë dhe herë të tjera aty. Ka dashur të ekzekutojë për të dhënë dhe mesazh në sallën e gjyqit.

I ndjeri lëvizte me duar në xhepa. E bëri në sallë gjyqi. Të gjithë palët e njihnin njëri-tjetrin. Mënyra si hyn autori në sallën e gjyqit.

Nuk kemi të bëjmë me organizatë kriminale. Një qytetar me një pistoletë të vogël në xhep. Kaq i vetëdijshëm që dorëzon armën. Ka bërë tronditjen më të madhe ndaj këtij shteti," tha Hoxha/ Dosja.al

artan hoxha

Sondazh

Poll