Aktualitet

"Ndiheshim të kërcënuar nga Shkambi"/ Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, flasin banorët që ishin në gjyq: Ai ka vdekur për ne

Në fund njëri nga banorët tha me lot në sy se ditën që do të bëhet varrimi për Kalanë do të shkojnë të gjithë si pallat. 

6 Tetor 2025, 22:21 Nga E. D
"Ndiheshim të kërcënuar nga Shkambi"/ Vrasja e
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Banorët që ishin në gjyq kanë folur pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Një një prononcim për mediat, banorët shprehen se ishin ndjerë të kërcënuar nga Elvis Shkambi. Banorët theksojnë se kanë denoncuar Shkambin, pasi ky i fundit u kishte thënë që do t'i minoj të gjithë. Banorët gjithshtu shprehin keqardhje të madhe për gjyqtarin, i cili ndërroi jetë. Në fund njëri nga banorët tha me lot në sy se ditën që do të bëhet varrimi për Kalanë do të shkojnë të gjithë si pallat. 

“Për këto kërcënime ka 12 muaj që ka folur në gjyq dhe ka thënë se do t’i mbys të gjithë. Ne personalisht, banorët kemi bërë denoncim në polici, ata nuk kanë marrë masa për ne. I kemi letrat që të gjithë me radhë kemi bërë denoncim se ka thënë Gjon Shkambi se do t’u minoj të gjithë. Ndihemi shumë të rënduar dhe një keqardhje të madhe që ka vdekur ditën e sotme, ka vdekur për ne, për burrni të vetën në radhë të parë e për ne. Ditën që do të bëhet varrimi do të shkojmë të gjithë si pallat,” tha banori i përlotur./Dosja.al

vrasja e astrit kalase

Sondazh

Poll