Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, pas autorit arrestohet dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi

Pasi u shoqërua për të dhënë dëshminë në Polici, Gjon Shkëmbi është informuar në lidhje me arrestin. 

7 Tetor 2025, 08:31 Nga I.A
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, pas autorit arrestohet dhe xhaxhai i tij Gjon
Gjon Shkëmbi

TIRANË- Xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit është vënë në pranga. Pasi u shoqërua për të dhënë dëshminë në Polici, Gjon Shkëmbi është informuar në lidhje me arrestin. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

gjon shkëmbi astrit kalaja elvis shkembi

Sondazh

Poll