Aktualitet

VIDEO/ Ekzekutoi me tre plumba në sallën e gjyqit Astrit Kalanë, dërgohen në Drejtorinë e Policisë Tiranë Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

Mësohet se gjyqtari Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkëmbi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkëmbi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend.

6 Tetor 2025, 22:03 Nga M.L
VIDEO/ Ekzekutoi me tre plumba në sallën e gjyqit Astrit Kalanë,
Foto ilustruese

TIRANA-Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Gjykatën e Apelit në Tiranë dhe mbarë vedin tonë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri, autori i dyshuar Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend.

Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al

elvis shkembi gjon shkembi astrit kalaja

Sondazh

Poll