Politike

Vrasjen e gjyqtarit/ Delegacioni i BE-së: Dënojmë fuqimisht këtë akt kriminal! Nevojë urgjente që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Me anë të postimi në rrjetet sociale, EUDEL dënon fuqimisht këtë ngjarje kriminale dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit Kalaja.

6 Tetor 2025, 19:04 Nga E. D
Vrasjen e gjyqtarit/ Delegacioni i BE-së: Dënojmë fuqimisht
foto ilustruese

TIRANË- Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Shqipëri (EUDEL) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalasë teksa ishte në detyrë. Me anë të postimi në rrjetet sociale, EUDEL dënon fuqimisht këtë ngjarje kriminale dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit Kalaja.

Gjithashtu EUDEL shkruan se ky rast tragjik thekson nevojën urgjente për rritjen e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, si dhe për marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e sigurisë në ambientet e gjykatave.

Reagimi i Delegacionit të BE-së:

EUDEL është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë. Ne dënojmë fuqimisht këtë akt kriminal. I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së gjyqtarit Kalaja.

Kjo tragjedi thekson nevojën urgjente që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit. BE qëndron e palëkundur në mbështetjen e reformës në drejtësi dhe në mbrojtjen e sundimit të ligjit në vend./Dosja.al

eudel

Sondazh

Poll