Politike

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Meta: Akt terrorist që godet në zemër shtetin e së drejtës dhe rendin kushtetues

Me anë të një postimi në Facebook, Meta e ka cilësuar ngjarjen si një akt terrorist që godet në zemër shtetin e së drejtës dhe rendin kushtetues.

6 Tetor 2025, 18:50 Nga E. D
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Meta: Akt terrorist që godet në
foto ilustruese

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta e ka cilësuar ngjarjen si një akt terrorist që godet në zemër shtetin e së drejtës dhe rendin kushtetues.

"Ekzekutimi i gjyqtarit në krye të detyrës, Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit është një akt terrorist që godet në zemër shtetin e së drejtës dhe rendin kushtetues. Ky krim shumë i rëndë, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor nuk është rastësor, por rezultat i inkriminimit të Qeverisë me segmente të krimit, që ka sjellë dështimin për të garantuar rendin dhe sigurinë e jetës.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes Kalaja dhe kolegëve gjyqtarë, shpreh bindjen e thellë se zgjimi kombëtar për të mposhtur frikën nga krimi që ka kapur shtetin është e vetmja rrugë për të garantuar sigurinë e jetës dhe rikthyer shtetin e së drejtës," shkruan Ilir Meta,"/ Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll