Politike

GJKKO refuzoi ta lironte, Ilir Meta apelon në shkallën e dytë vendimin e arrestit me burg

Më 19 shtator, GJKKO refuzoi kërkesën për lirimin me kusht, duke lënë në fuqi masën e arrestit për Metën, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024. Meta ka kundërshtuar këtë vendim, duke kërkuar një rishikim të masës së sigurisë dhe zëvendësimin e saj me një masë më të butë.

6 Tetor 2025, 15:29 Nga M.L
GJKKO refuzoi ta lironte, Ilir Meta apelon në shkallën e dytë
Ilir Meta

TIRANA- Ish-Presidenti i Republikës dhe njëherazi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të ankimojë në shkallën e dytë të Gjykatës së Posaçme vendimin që e lë atë në arrest me burg. Më 19 shtator, GJKKO refuzoi kërkesën për lirimin me kusht, duke lënë në fuqi masën e arrestit për Metën, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024. Meta ka kundërshtuar këtë vendim, duke kërkuar një rishikim të masës së sigurisë dhe zëvendësimin e saj me një masë më të butë.

Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, për vepra penale që përfshijnë; korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë.

Çështja ka lidhje me lobimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në SHBA, në kohën kur partia drejtohej nga Kryemadhi. Përveç çiftit Meta-Kryemadhi, të përfshirë në hetime janë edhe disa familjarë dhe bashkëpunëtorë të afërt, përfshirë edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Ata akuzohen për vepra të ngjashme, përfshirë pastrim parash, ndërsa Pirro Xhixho veçanërisht për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim./ Dosja.al

ilir meta gjkko monika kryemadhi fatime kryemadhi

Sondazh

Poll