Politike

Ministri i Bujqësisë uron studentët për vitin e ri akademik nga Universiteti Bujqësor: Ekselentët do përfitojnë nga praktikat dhe programet e punësimit

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Salla u shpreh se këtë vit akademik, numri i regjistrimeve në 9 programet e përbashkëta me Universitetin BOKU të Vjenës shënoi një rritje mbi 20%, duke reflektuar interesin e lartë të studentëve dhe besimin në cilësinë e arsimit të ofruar.

6 Tetor 2025, 15:38 Nga E. D
Ministri i Bujqësisë uron studentët për vitin e ri akademik
Andis Salla

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), ku u uroi suksese të gjithë studentëve të rinj. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Salla u shpreh se këtë vit akademik, numri i regjistrimeve në 9 programet e përbashkëta me Universitetin BOKU të Vjenës shënoi një rritje mbi 20%, duke reflektuar interesin e lartë të studentëve dhe besimin në cilësinë e arsimit të ofruar.

Ai gjithashtu nënvizoi se përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të MBZHR dhe UBT, studentët do të kenë mundësi të zhvillohen profesionalisht përmes praktikave dhe programeve të punësimit, në mbështetje të vizionit “Bujqësia 2030”. Ndër të tjera, Ministri theksoi rolin e tyre në transformimin e bujqësisë shqiptare drejt një sektori modern, në përputhje me standartet europiane.

Postimi i Andis Sallas:

Kënaqësi të merrja sot pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku numri i regjistrimeve në 9 programet e përbashkëta të dizenjuara me ekipin e Universitetit BOKU të Vjenës, është mirëpritur duke shënuar një rritje me mbi 20%. Ky rezultat është produkt i përpjekjeve për ta afruar arsimin me tregun e punës dhe për ta kthyer UBT-në në një qendër ekselence në rajon. Falë këtij partneriteti, studentët tanë përfitojnë diplomë të dyfishtë dhe eksperiencë ndërkombëtare, në një ndër universitetet më të mira shqiptare.

Përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit të MBZHR dhe UBT, studentët do të kenë mundësi të zhvillohen profesionalisht përmes praktikave dhe programeve të punësimit, në funksion të vizionit #Bujqësia2030. Suksese të gjithë studentëve të rinj në këtë rrugëtim të dijes e përkushtimit, brezi që do ta çojë përpara transformimin e bujqësisë shqiptare drejt një sektori modern, të qëndrueshëm e konkurrues në tregjet europiane, në rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë drejt BE-së.

andis salla

Sondazh

Poll