Politike

"E ka thënë OSBE sistemi i patronazhimit bie ndesh me standardet ndërkombëtare”/ Bardhi debat me Dervishin për zgjedhjet

ardhi ka debatuar me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishin pasi sipas tij ai nuk ka nisur hetimin mbi këtë rast.

6 Tetor 2025, 14:57 Nga E.d
"E ka thënë OSBE sistemi i patronazhimit bie ndesh me standardet
Foto ilustruse

TIRANË - Kreut i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi tha se të dhënat e qytetarëve kanë qenë në dorën e partive politike dhe se kjo është e mbështetur edhe nga ajo cfarë ka deklaruar OSBE. Bardhi ka debatuar me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishin pasi sipas tij ai nuk ka nisur hetimin mbi këtë rast.

Gjatë Mbledhjes së Komosionit të Ligjeve Bardhi u shpreh se qytetarët nuk kanë më besim tek puna e tij. Në fund ai tha se opozita nuk ishte drejtuar më tek ai pasi nuk kishte gjetur një zgjidhje dhe nuk kishte parë një angazhim nga ana e tij.

"Ne duam të dimë si është zbatuar ligji në praktikë. Ju deklaruat se keni qenë i ftohtë gjatë zgjedhjeve. Në fakt, ligji kërkon të mos jesh i ftohtë në mbrojtjen e të dhënave personale. Ju thatë se nuk kemi ankesa. Kjo tregon se qytetarët apo ata që janë cenuar nuk kanë besim tek institucioni juaj. Po ju them pse opozita nuk u drejtua më ju: sepse nuk ka gjetur kurrë zgjidhje dhe nuk ka parë angazhim. Ju thoni se nuk kemi ankesa.

Në fakt, ka raste të bëra publike, dhe Komisioneri me ligj detyrohet të nisë hetim edhe kryesisht. Të dhënat sensitive të qytetarëve kanë qenë në duart e partive politike. E ka thënë OSBE: “Sistemi i patronazhimit bie ndesh me standardet ndërkombëtare”. Roli juaj do të ishte të nisnit hetim kryesisht. Nga cila sëmundje vuan dhe çfarë kurimi kërkon, kush ka aplikuar për hipoteka, kush ka aplikuar për leje legalizimi dhe shumë të dhëna të tjera përpunohen nga subjektet politike. A nuk ju shqetëson kjo?" tha Bardhi./Dosja.al

pd gazmend bardhi besnik dervishi

Sondazh

Poll