Aktualitet

Qëllohet për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, PAMJE nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri u raportuan pak më parë në Gjykatën e Apelit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur nga tre plumba në kraharor gjyqtari Astrit Kalaja. Autori, Elvis Shkambi që ka qëlluar mbi gjyqtarin është arrestuar tashmë nga policia.

6 Tetor 2025, 16:19 Nga M.L
Qëllohet për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, PAMJE nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Pamjet e mësipërme janë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur para pak çastesh kryeqytetin. Gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar për vdekje në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Në foto shihet momenti i neutralizimit të autorit nga forca të shumta policie dhe qytetarët.

Të shtëna me armë zjarri u raportuan pak më parë në Gjykatën e Apelit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur nga tre plumba në kraharor gjyqtari Astrit Kalaja. Autori, Elvis Shkambi që ka qëlluar mbi gjyqtarin është arrestuar tashmë nga policia./ Dosja.al

astrit kalaja evis shkembi

Sondazh

Poll