Aktualitet

Shqiptarët kalonin kufirin fshehurazi që të kujdeseshin për plantacionin e hashashit në tokën greke, një person në pranga (VIDEO)

Sipas hetimeve paraprake, personat e dyshuar kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme për të kultivuar dhe mirëmbajtur parcelën me bimë narkotike. Edhe pse autoritetet greke nuk arritën të bëjnë arrestime në terren gjatë zhvillimit të operacionit, pasi të dyshuarit nuk ishin të pranishëm në atë moment, një person është arrestuar në Shqipëri në lidhje me këtë rast.

6 Tetor 2025, 15:41 Nga M.L
Shqiptarët kalonin kufirin fshehurazi që të kujdeseshin për
Foto ilustruese

GREQI-  Një plantacion me 1650 fidanë dhe bimë kanabisi të kultivuara u zbulua javën e kaluar në një zonë të pyllëzuar me vështirësi të arritshme të Agia Marina Pogoni, pranë kufirit greko-shqiptar dhe Janinës, nga Nëndrejtoria e Zbatimit të Ligjit kundër Drogës e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar (DAOE).

Sipas hetimeve paraprake, personat e dyshuar kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme për të kultivuar dhe mirëmbajtur parcelën me bimë narkotike. Edhe pse autoritetet greke nuk arritën të bëjnë arrestime në terren gjatë zhvillimit të operacionit, pasi të dyshuarit nuk ishin të pranishëm në atë moment, një person është arrestuar në Shqipëri në lidhje me këtë rast.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit gjetën fidanë kanabisi me gjatësi nga 1 deri në 3 metra, të cilët u shkulën me rrënjë, u sekuestruan dhe më pas u dogjën në vend, në kuadër të procedurës standarde të asgjësimit.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes; Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit të Janinës, Autoriteteve shqiptare, Njësisë Speciale Antiterror (EKAM) dhe Shërbimit Zjarrfikës.

Në vendngjarje mbërriti edhe një ekip i Zyrës së Hetimit Penal të Janinës, ndërkohë që hetimet e mëtejshme po ndiqen nga Nëndrejtoria e Narkotikëve e DAOE.

Policia greke publikoi gjithashtu pamje filmike nga operacioni, të cilat u shpërndanë nga media “Protothema”. Në video duken tenda të improvizuara të ngritura në mes të parcelës, të përdorura nga grupi për të qëndruar në afërsi të bimëve dhe për të kontrolluar procesin e rritjes së kanabisit, që ndodhej në fazën e pjekjes.

greqi autoritetet greke dhe shqiptare plantacion kanabisi

Sondazh

Poll