Aktualitet

'TRONDITET' Tirana! Plagoset në sallën e gjyqit Astrit Kalaja, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri

Sipas informacioneve zyrtare, gjatë zhvillimit të seancës, një prej palëve në proces, i identifikuar si Elvis Shkambi, 30 vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt gjyqtarit dhe dy personave të tjerë të pranishëm në sallë. Gjyqtari Kalaja ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa të plagosur mbetën babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

6 Tetor 2025, 15:47 Nga M.L
'TRONDITET' Tirana! Plagoset në sallën e gjyqit Astrit
Astrit Kalaja

TIRANA- Tirana u trondit pasditen e sotme nga një akt i rëndë kriminal, ku një gjyqtar u vra me armë brenda sallës së gjyqit, në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë. Viktima është gjyqtari Astrit Kalaja, i cili po shqyrtonte një çështje pronësie, kur ndodhi ngjarja tragjike.

Sipas informacioneve zyrtare, gjatë zhvillimit të seancës, një prej palëve në proces, i identifikuar si Elvis Shkambi, 30 vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt gjyqtarit dhe dy personave të tjerë të pranishëm në sallë. Gjyqtari Kalaja ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të marra, ndërsa të plagosur mbetën babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik në ambientet e gjykatës, ndërsa forcat e shumta të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin, duke sekuestruar armën e përdorur në krim.

Policia e Tiranës konfirmoi se autori ka vepruar gjatë zhvillimit të seancës, ndërsa një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e plota të krimit. Dy prokurorë nga SPAK kanë mbërritur gjithashtu në vendngjarje për të ndjekur nga afër hetimet.

Kjo ngjarje tronditëse rikthen vëmendjen te masat e sigurisë në institucionet e drejtësisë, ndërsa shoqëria civile dhe personalitete të ndryshme kanë reaguar me shqetësim ndaj asaj që konsiderohet një goditje ndaj sistemit gjyqësor dhe rendit publik.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen./ Dosja.al

elvis shkambi astrit kalaja

Sondazh

Poll