Aktualitet

Të shtënat me armë në Gjykatën e Apelit, raportohet për dy persona të tjerë të plagosur

Burime për mediat bëjnë me dije se objektiv i sulmit ka qenë gjyqtari Astrit Kalaja, i cili është një nga të plagosurit. Krahas tij, janë lënduar edhe dy persona të tjerë, babë e bir, megjithatë roli i tyre në ngjarje nuk është ende i qartë.

6 Tetor 2025, 16:10 Nga M.L
Të shtënat me armë në Gjykatën e Apelit, raportohet
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Një sulm me armë zjarri është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se objektiv i sulmit ka qenë gjyqtari Astrit Kalaja, i cili është një nga të plagosurit. Krahas tij, janë lënduar edhe dy persona të tjerë, babë e bir, megjithatë roli i tyre në ngjarje nuk është ende i qartë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Fatmirësisht, dy prej tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i sulmit është arrestuar nga policia, ndërsa arma e përdorur në ngjarje është sekuestruar. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të sulmit./ Dosja.al

gjykata e apeit astrit kalaja elvis shkambi

Sondazh

Poll