Aktualitet

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të blerë kokainë, arrestohet porositësi dhe shitësi 29-vjeçar

Personi i cili po merrte lëndën narkotike kokainë ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

6 Tetor 2025, 14:50 Nga E.d
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”,
Foto ilustruse

TIRANË - Një person i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të blerë kokainë është arrestuar sot nga policia. Gjithashtu është vënë në pranga edhe një 29-vjeçar, i cili i dha lëndën narkotike të arrestuarit.

Personi i cili po merrte lëndën narkotike kokainë ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia ka arrestuar të dy personat dhe ka sekuestruar një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari.

Njoftmi i Policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Check point”. Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. U kap në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine, një shtetasi, vihet në pranga 29-vjeçari. Vihet në pranga dhe shtetasi që po blinte lëndën narkotike, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sekuestrohen një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check point”./Dosja.al

 

kokainë “arrest në shtëpi” 29-vjeçar

Sondazh

Poll