Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet për ‘vrasje nga pakujdesia’ mjeku Roland Xhaxho

Në pranga janë vendosur dhe vajza e tij Ina Xhaxho dhe Marta Gina, të cilat akuzohen për të njejtën vepër.

6 Tetor 2025, 14:14 Nga E.d

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare,

TIRANË- Mjeku Roland Xhaxho është arrestuar nga policia për ‘Vrasje nga pakujdesia’ për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Në pranga janë vendosur dhe vajza e tij Ina Xhaxho dhe Marta Gina, të cilat akuzohen për të njejtën vepër.

Arrestimet u kryen pas përgjigjes së ekspertizës mjekoligjore nga Italia, ku rezulton se mjekët janë treguar të pakujdeshëm gjatë procedurave mjeksore të 3-vjeçarit i cili ka ndërruar jetë. Më parë familjarët e vogëlushit të ndjerë e kanë akuzuar mjekun anesteziolog Xhaxho dhe stafin e tij jo vetëm për pakujdesi, por edhe për fshehje të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja?

I mituri u dërgua nga familjarët në klinikën dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë./Dosja.al

brian spahiu roland xhaxho ina xhaxho marta gina

Sondazh

Poll