Aktualitet

Vrau Hajdar Ismajlgecin në Babrru, Gjykata e Tiranës lë në burg Arlind Demushi, Avokati: Ishte në gjendje të rënduar psikologjike

Mësohet se avokati mbrojtës i Demushit ka deklaruar në gjykatë se vrasja nuk ishte me paramendim.

6 Tetor 2025, 11:19 Nga I.A
Vrau Hajdar Ismajlgecin në Babrru, Gjykata e Tiranës lë në
Arlind Demushi

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ditën e sotme autorin e vrasjes së Hajdar Ismajlgecit në Babrru. Vrasja ndodhi disa netë më parë, pasi të dy kishin pirë në një lokal, janë konflikuar me thika.

Mësohet se avokati mbrojtës i Demushit ka deklaruar në gjykatë se vrasja nuk ishte me paramendim. Avokati tha se ai e ka goditur me thikë Ismailgecin në kushtet e tronditjes psikologjike, duke shtuar se autori dhe viktima kanë patur relata të mira.

38-vjeçari Arlind Demushi vrau mbrëmjen e 2 tetorit me thikë 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të. Ismailgeci u gjet në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës.

Autori pasi e ka goditur me thikë, ka shkuar në një lokal rreth 300 metra pranë vendit të ngjarjes dhe është parë nga banorët me njolla gjaku. Pasi ka qëndruar pak, është larguar nga lokali dhe ka humbur gjurmët, por pas disa orëve kërkime është lokalizuar nga policia./Dosja.al

arlind demushi hajdar ismajlgeci

Sondazh

Poll