Aktualitet

DETAJE nga ekzekutimi i shqiptarit në Kolumbi/ U godit me 11 plumba, ishte porositur vrasës me pagesë për atentatin ndaj tij

I ekzekutuari është Artur Tushi 44 vjeç me origjinë shqiptare.

6 Tetor 2025, 12:00 Nga E.d
DETAJE nga ekzekutimi i shqiptarit në Kolumbi/ U godit me 11 plumba, ishte
Foto ilustruse

KOLUMBI - Një shqiptar 44-vjeçar është ekzekutuar në Kolumbi, nga një vrasës më pagesë me origjinë nga Venezuela. I ekzekutuari është Artur Tushi 44 vjeç me origjinë shqiptare. Tushi po shkonte drejt banesës se tij në monentin që është ekzekutuar me 11 plumba nga një vrasës me pagesë me origjine nga Venezuela. Ekzekutimi ka ndodhur pranë qendrën tregtare Santa Fe, në Kolumbi.

EL Colombiono raporton se viktima me origjinë shqiptare kishte dokumenta ekuadoriane dhe shqiptare. Ai u godit me 11 plumba në njërën anë të gjoksit.Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar menjëherë vrasësin me pagesë, i cili po tentonte të arratisej me anë të një motoçiklete.

Autori i krimit ishte i njohur për policinë, pasi kishte rekorde kriminale për plagosje dhe posedim droge. Policia ka sekuestruar armën e përdorur, ndërsa po heton lidhjet e viktimës me krimin e organizuar dhe grupet e narkotrafikantëve./Dosja.al

kolumbi artur toshi venezuela

Sondazh

Poll