Politike

Kandidatura e Florjan Binajt/ Berisha: Ne nuk i diktojmë atij, do jetë ai që do e gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se kandidati do të ketë ndihmën dhe mbështetjen që kërkon nga PD.

6 Tetor 2025, 12:55 Nga I.A
Kandidatura e Florjan Binajt/ Berisha: Ne nuk i diktojmë atij, do jetë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha tha se nuk dikton vendimin askujt për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme vendore të Tiranës, pa u konsultuar më parë me vetë kandidatin. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se kandidati do të ketë ndihmën dhe mbështetjen që kërkon nga PD.

"Asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa kandidatin dhe do jetë kandidati, në qoftë se kemi rënë dakord për një kandidat të pavarur, kjo nuk do thotë se ne do i diktojmë atij. Do jetë ai që do gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike dhe forcat e tjera politike. Jemi të gatshëm të angazhojmë, pas rënies dakord me forcat e tjera politike, të gjitha potencialet tona që kandidati e gjykon se i shërbejnë fitores së tij," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll