Politike

"5 mln lekë dhe i merr përsipër të gjitha"/ Si tjetërsoheshin pronat në Durrës, biseda mes vëllezërve: Firmën do e bëjnë me foto

Në dosjen hetimore, të siguruar nga Dosja.al, zbulohen bisedat mes dy vëllezërve, Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça, në lidhje me dy prona në Durrës.

5 Tetor 2025, 17:23 Nga I.A
"5 mln lekë dhe i merr përsipër të gjitha"/ Si
Aleksandër Laho

DURRËS- Dosja hetimore ndaj 'Rrumit të Shijakut' ka nxjerr zbuluar mënyrën se si tjetërsoheshin pronat në Durrës. Në dosjen hetimore, të siguruar nga Dosja.al, zbulohen bisedat mes dy vëllezërve, Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça, në lidhje me dy prona në Durrës. Muça i thotë Lahos që një person me emrin Leo, merr përsipër tjetërsimin e pronave në kërkim të 5 milionë lekëve.  

Pjesë nga dosja e SPAK:

Në datën 02 gusht 2020, ora 18:51, Vullnet Muça bashkëbisedon me Aleksander Lahon për një person me emrin Leo i cili ka kërkuar lekë për të bërë regjistrimin e dy pronave që i përkasin Kilës dhe Semenës.

Leo ka marrë persipër edhe Juristin ndërsa per drejtorin Aleksandri e pyet Vullnetin nëse do të bëjnë variantin e tyre- ta bëjnë firmën me foto.

Nga hetimi rezulton se punonjës me emrin Leo në ZVRPP Durrës kanë qene dy persona, nga tê cilët njëri me detyrën e juristit dhe tjetri me detyrën e Zv/Drejtorit.

Vullneti- Ky Leo kerkun 5 mln lek me kalu ato dyja

Aleksandri- Cil dyjja kilen…dhe sememen…5 mln lek i mer persiper ai te gjitha.

Vullneti – Po kto dy te funit 20-15.

Aleksandri- Po i mer persiper jurist dhe drejtorin… apo vetem ky per vete.

Vullneti- Vetem juristin.

Aleksandri – Kuptoj… po per drejtorin do bojm variantin ton…??

Vullneti-Po… Te motivohen pak.

Aleksandri – Mir esht por me i then qe juristi ta bej praktin 100% te regullt.

Vullneti- Te motivohen pak. Po po me foto firmen.

Aleksandri- Dhe esht ok mendoj un po e bon te regullt./Dosja.al

aleksandër laho vullnet muça

Sondazh

Poll