Politike

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Avokati, Gylsen Zhllima shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Avokati e ka njoftuar kandidimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

5 Tetor 2025, 14:50 Nga E. D
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Avokati, Gylsen Zhllima shpall kandidaturën
Gylsen Zhllima

TIRANË- Avokati, Gylsen Zhllima ka shpallur kandidaturën e tij për postin e kryebashkiakut të Tiranës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Avokati e ka njoftuar kandidimin. 

“Tirana vizioni ynë”, është slogani i tij me të cilin do të kërkojë votën e kryeqytetasve.

Zgjedhjet e pjeshme për Bashkinë e Tiranës, do të zhvillohen më 9 nëntor, përfshirë dhe 5 bashkitë e tjera, Vlora, Berati, Mati, Cërriu dhe Tepelena. Ndërkohë për Tiranën kandidaturat e zyrtarizuara janë Ogerta Manastirliu nga Partia Socialiste, Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë dhe aktori Florjan Binaj si i pavarur, i cili kërkon voton e të gjithë qytetarëve majtas dhe djathtas.

 

gylsen zhllima zgjedhjet e pjesshme 9 nentor 2025

Sondazh

Poll