Aktualitet

Një person i armatosur përplas disa makina pranë Saukut, në gjendje të rëndë një polic dhe bashkëshortja e tij

Bërime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë aksionit, personi është larguar dhe ka përplasur disa makina, përfshirë dhe një motor.

5 Tetor 2025, 12:59 Nga E. D
Një person i armatosur përplas disa makina pranë Saukut, në
fotot ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në afërsi të Saukut, ku një person i armatosur po ndiqej nga forcat Shqiponja. Bërime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë aksionit, personi është larguar dhe ka përplasur disa makina, përfshirë dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar. Gjithashtu mësohet se Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Më pas autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma./Dosja.al

tirane

Sondazh

Poll