Aktualitet

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt/ Mbërrijnë nga Tirana ekspertët për të hetuar shpërthimin, dyshohet se është aktivizuar me telekomandë

Bëhet me dije se një grup ekspertësh, përfshirë edhe xhenierë, kanë mbërritur nga Tirana për të hetuar ngjarjen e shpërthimit me tritol.

5 Tetor 2025, 11:29 Nga E. D
Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt/ Mbërrijnë nga Tirana
Isuf Jaçaj

SARANDË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga atentati me tritol, ku mbeti i vrarë Isuf Jaçaj. Bëhet me dije se një grup ekspertësh, përfshirë edhe xhenierë, kanë mbërritur nga Tirana për të hetuar ngjarjen e shpërthimit me tritol.

Gjithashtu sasia e eksplozivit ishte vendosur poshtë automjetit dhe dyshohet se është aktivizuar me telekomandë. Deri më tani, pista kryesore dyshohet të lidhet me djalin e tij, Kalus Jaçaj, i cili rezulton i përfshirë në një plagosje me armë zjarri më 17 korrik në Sarandë.

Jacaj njihej ndryshe edhe me nofkën “Bushi” dhe kishte një të kaluar të ngarkuar penale. 58-vjeçari ishte emëri njohur për policinë që para viteve 2000. Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë.

Gjithashtu në korrik të vitit 2022, u përfshi në një tjetër përplasje, ku u arrestua me një përforcues grushti, ndërkohë që një tjetër person u kap me armë zjarri. Ndërsa në vitet e fundit "Bushi" merrej me sektorin e turizmit, duke transportuar turistë me skafin e tij në zonat bregdetare përreth Sarandës.

Teksa policia po heton shkaqet e plota të atentatit, një nga pistat kryesore që po hetohet tani është ajo e hakmarrjes. Kjo vjen, pasi më 17 korrikut 2025 djali i viktimës, Klaus Jacaj, 31 vjeç, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale.

isuf jaçaj

Sondazh

Poll