Aktualitet

VIDEO/ Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të ndodhura gjatë 2 muajve të fundit, vihet në pranga 43-vjeçari në Krujë

 43-vjeçari i arrestuar kishte vjedhur një sasi të konsideruedhme parash pranë një lokali në Nikël dhe disa vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.

5 Tetor 2025, 11:54 Nga E.d
VIDEO/ Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të ndodhura gjatë 2 muajve
Foto ilustruse

KRUJË- Polica ka arrestuar sot një 43-vjeçar, pasi kishte kryer dy vjedhje përgjatë dy muajve në Krujë. 43-vjeçari i arrestuar kishte vjedhur një sasi të konsideruedhme parash pranë një lokali në Nikël dhe disa vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë. Mbi të arrestuarin rëndon akuza mbi veprën penale “Vjedhja”. Policia po heton më tej ngjarjen.

Njoftimi i Policisë

Krujë/Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të ndodhura gjatë 2 muajve të fundit në Krujë. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Shërbimet e komisariateve të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të kryera, pas administrimit të kallëzimeve të bëra nga dy shtetas për vjedhjen e një lokali dhe të një magazine, organizuan punën me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e rasteve.

Si rezultat i një pune të organizuar dhe në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël. Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
• më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;
• më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”./Dosja.al

 43-vjeçari nikël qerekë

Sondazh

Poll