Aktualitet

"Po na erdhi Rama, na fiku"/ Zbardhen përgjimet në SKY ECC, “Rrumi”: O vlla duhen 10 viktima mrena vitit

Sipas përgjimeve të zbardhura, i pari në listën e kudnërshtarëve për tu eliminuar ishin Lulzim Berisha, pastaj Mond Cekiçi dhe Plarent Dervishaj. Gjithashtu Rrumi thotë në mesazhet në SKY ECC, që të eleminojnë të parin Edmond Çekiçin, pasi i konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.

5 Tetor 2025, 12:34 Nga E. D
"Po na erdhi Rama, na fiku"/ Zbardhen përgjimet në SKY ECC,
foto ilustruese

TIRANË- Detaje janë publikuar nga dosja e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me përgjimet në SKY ECC të grupit kriminal të Aleksandër Lahos, të njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Në përgjime e publikuara nga gazetarja Klodiana Lala, thuhet se se si Rrumi kërkonte eliminimin e kundërshtarëve dhe në këmbim premtonte prona në bregdet.

Sipas përgjimeve të zbardhura, i pari në listën e kudnërshtarëve për tu eliminuar ishin Lulzim Berisha, pastaj Mond Cekiçi dhe Plarent Dervishaj. Gjithashtu Rrumi thotë në mesazhet në SKY ECC, që të eleminojnë të parin Edmond Çekiçin, pasi i konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.

Pjesë nga përgjimet:

Aldo Avdyli i përgjigjet: “Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty per terren… E per men… Po ka maru ata jan…….. Po lul ceke them un….. Lulit….. I bim direkt….. Ai e don… Vetem venose ti…”.


“O vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama kty……..e s’bëjm dot shum dëme…se do na fiki…”, përgjigjet Aldo Avdyli./Dosja.al

pergjimet ne skyy ecc

Sondazh

Poll