Aktualitet

Vijon skandali i Onkologjikut/ Raporti i KLSH: Medikamentet kundër kancerit, nuk u janë dhënë pacientëve

Sipas raportit thuhet se 46% e baranve nuk janë vënë në shërbim të këtyre pacientëve.

5 Tetor 2025, 12:45 Nga E.d
Vijon skandali i Onkologjikut/ Raporti i KLSH: Medikamentet kundër
Foto ilustruse

TIRANË- Raportit i fundit të KLSH-së ka thënë se barnat të cilat përdoren për trajtimin e sëmundjeve tumorale, nuk janë përdorur për pacientët të cilat vuajnë nga sëmundjet malinje. Sipas raportit thuhet se 46% e baranve nuk janë vënë në shërbim të këtyre pacientëve.

Gjithashtu raporti i nxjerrë nga KLSH tregon se paisjet teknike të cilat shërbejne për terapitë e pacientëve, nuk janë mirëmbjatur apo bërë rikontrolle, që nga momenti kur janë rregjistrar në sistem. Ky proces i lënë mënjanë ka bërë të mundur mos funksionimin e tyre në mënyrë të saktë dhe të besueshme brenda parametrave të paracaktuar teknikë.

Raporti i KLSH-së shton se nga kontrolli i bërë në ambjentet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” rezulton se ky sektor disponon vetëm paisje mauale jo të specialzuara. Kjom ka bërë që të rritet mundësia e ndërhyrjes nga personeli, e cila ka sjellë si pasojë mungesën në sasi të barnave dhe gabime të cilat nuk mund të gjurmohen. 

Pjesë nga raporti i KLSH-së             

“Nga verifikimet e kryera më datë 28.02.2025 në Farmacinë Qendrore dhe më date 13.03.2025 në Blloqet Farmaceutike, në kuadër të kontrollit të inventarëve fizikë dhe krahasimit me të dhënat në sistem për barnat që përdoren në trajtimin e sëmundjeve tumorale, u konstatua se për barin “Doxorubicin” 50 mg (2mg/ml) – flakon, ndonëse sasia fizike në përputhje me regjistrimet në sistem, data e skadencës e shënuar në sistem nuk përputhej me atë të verifikuar fizikisht.

Bazuar në të dhënat e vëna në dispozicion nga Sektori i Shpërndarjes mbi importin e barnave, rezulton se nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 116 prej tyre ose në masën 46%, nuk janë importuar në asnjë rast gjatë periudhës së auditimit janar 2021-mars 2025. Kjo situatë mbart risqe potenciale mbi efikasitetin e mekanizmave ekzistues.

Nga auditimi i kryer në Sektorin e Kapave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u konstatua se ky sektor disponon vetëm pajisje manuale dhe jo pajisje të specializuara dhe të automatizuara për përgatitjen, dozimin dhe përzierjen precize të barnave citostatike. Mungesa e automatizimit e bën procesin plotësisht të varur nga ndërhyrja manuale e personelit, çka rrit ndjeshëm mundësinë për devijime në sasi, kontaminim të mundshëm të përgatitjeve, apo gabime në përzierje që nuk janë lehtësisht të gjurmueshme dhe mund të sjellin mungesë të efikasitetit terapeutik. Për më tepër, nga informacioni i vendosur në dispozicion, rezulton se pajisjet teknike të sektorit nuk janë mirëmbajtur apo kalibruar që nga momenti i futjes së tyre në inventar, proces ky që do të garantonte funksionimin e tyre në mënyrë të saktë, të besueshme dhe brenda parametrave të paracaktuar teknikë”./Dosja.al

onkologjiku skandal barna

Sondazh

Poll