Aktualitet

Drejtonte automjetin nën moshë dhe u përplas me murin e një banese, dëmtohet rëndë 17-vjeçari dhe vëllai i tij

7- vjeçari i cili po udhëtonte së bashku me vëllain e tij, ka humbur kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

5 Tetor 2025, 09:40 Nga E.d
Drejtonte automjetin nën moshë dhe u përplas me murin e një
Foto ilustruse

SHKODËR - Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Kosmaç-Vau i Dejës në Shkodër, ku një 17-vjeçar i cili po drejtonte automjetin ka mbetur i plagosur rëndë. 17- vjeçari i cili po udhëtonte së bashku me vëllain e tij, ka humbur kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar mjeksore, pasi ka pësuar dëmtime të rënda. Ndërsa vëllai i tij, i cili ishte pasagjer në makinën që po drejtonte 17- vjeçari ndodhet në në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka proceduar penalisht drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që po punon për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç-Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

 

aksident shkodër kosmaç-vau i dejës

Sondazh

Poll