Aktualitet

Atentati me tritol në Sarandë/ Viktima njihej me nofkën "Bushi", 58-vjeçari i përfshirë në një plagosje të dyfishtë në muajin korrik, ja pista kryesore që po hetohet 

Jacaj njihej ndryshe edhe me nofkën “Bushi” dhe kishte një të kaluar të ngarkuar penale. 58-vjeçari ishte emëri njohur për policinë që para viteve 2000. Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë.

5 Tetor 2025, 07:40 Nga E. D
Atentati me tritol në Sarandë/ Viktima njihej me nofkën
Isuf Jacaj

SARANDË- Isuf Jacaj mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Sarandës, pas një shpërthimi me tritol në makinën e tij. 58-vjeçari ishte emër i njohur për policinë si person me precedentë penalë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, Klaus Jaçajt vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol. 

Jacaj njihej ndryshe edhe me nofkën “Bushi” dhe kishte një të kaluar të ngarkuar penale. 58-vjeçari ishte emëri njohur për policinë që para viteve 2000. Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë.

Gjithashtu në korrik të vitit 2022, u përfshi në një tjetër përplasje, ku u arrestua me një përforcues grushti, ndërkohë që një tjetër person u kap me armë zjarri. Ndërsa në vitet e fundit "Bushi" merrej me sektorin e turizmit, duke transportuar turistë me skafin e tij në zonat bregdetare përreth Sarandës.

Teksa policia po heton shkaqet e plota të atentatit, një nga pistat kryesore që po hetohet tani është ajo e hakmarrjes. Kjo vjen, pasi më 17 korrikut 2025 djali i viktimës, Klaus Jacaj, 31 vjeç, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale.

Konkretisht në atë ngjarje, Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri dy persona, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Vetëm pak ditë pas asaj ngjarjeje, më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi lëndë plasëse në automjetin e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin dhe arrestim e  autorëve. 

"Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor," njoftoi policia mbrëmë. /Dosja.al

isuf jacaj

Sondazh

Poll