Aktualitet

U ekzekutua me tritol mbrëmjen e sotme, kush është Isuf Jaçaj, i biri në burg

58-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm penalë.

4 Tetor 2025, 23:54 Nga DOSJA

U ekzekutua me tritol mbrëmjen e sotme, kush është Isuf

SARANDË- Isuf Jaçaj është personi i vrarë mbrëmjen e sotme në Sarandë. 58-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm penalë. 

Jaçaj është babai i 31-vjecarit Klaus Jaçaj, i cili ndodhet në burg për “përkrahje e autorit të krimit”.  Ai ishte pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama nga Kamza.

Në 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni, vendosi eksploziv tek automjeti i Klaus Jacaj duke e shkatërruar atë plotësisht, ngjarje ende e pazbardhur.

Ndërkohë që vetë Jaçaj në vitin 2022, i ka shpëtuar një atentati tjetër. /Dosja.al

isuf jacaj

Sondazh

Poll