Politike

"Korça është shtëpia ime politike"/ Salianji me strukturat e PD-së: Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se Korça është shtëpia e tij politike dhe se do të kthehet për tu ringritur me shumë dinjitet.

4 Tetor 2025, 12:59 Nga E. D
"Korça është shtëpia ime politike"/ Salianji me
Ervin Salianji 

KORÇË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është takuar sot me strukturat e PD-së në qytetin e Korçës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se Korça është shtëpia e tij politike dhe se do të kthehet për tu ringritur me shumë dinjitet.

Postimi i plotë:

Korçë takova me falënderim e mirënjohje miqtë dhe mbështetësit që më kanë dhënë e më japin forcë të pashtershme. Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.

Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen.

ervin salianji 

Sondazh

Poll