Bota

Gruaja tajlandeze lind gjatë fluturimit, avioni devijon destinacionin (FOTO)

5 Shkurt 2020, 12:25 Nga DOSJA
Gruaja tajlandeze lind gjatë fluturimit, avioni devijon destinacionin

DOHA– Një grua ka lindur gjatë fluturimit, duke detyruar avionin të devijojë udhëtimin.

Gruaja tajlandeze ka lindur djalin e saj rreth orës 3 të mëngjesit me ndihmën e pesë anëtarëve të ekuipazhit të avionit dhe një mjeku në bord.

Avioni “Qatar Airways”, i cili ishte duke udhëtuar nga qyteti i Dohas për në kryeqytetin Thai Bangkok, pastaj u devijua në Kolkata të Indisë.

Avioni u ul rreth orës 3:15 të mëngjesit, shkruajnë mediat e huaja.

Gruaja dhe foshnja e saj u pranuan në një spital lokal, dhe besohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Një zëdhënës i Qatar Airways ka thënë për “The Independent”: Fluturimi Qatar Airëays Qatar 830 që u nis nga Doha për në Bangkok, më 3 shkurt u ul në Kolkata për shkak të një urgjence mjekësore,  një lindje e cila prit nga një mjek në bord dhe pesë anëtarë të ekuipazhit të trajnuar.

Pasagjerja dhe djali i saj gëzojnë shëndet të plotë, pasi menjëherë pas mbërritjes në Kolkata mori trajtimin e duhur.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gruaja tajlandeze lind ne avion qatar airways thai bangkok gruaja tajlandeze lind ne avion qatar airways thai bangkok

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2020, 11:43

OBSH: Koronavirusi nuk është ende një pandemi

KINË– Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se hapat që Kina ndërmori për të luftuar virusin në epiqendrën e saj ishin një mënyrë e mirë p...