Bota

OBSH: Koronavirusi nuk është ende një pandemi

5 Shkurt 2020, 11:43 Nga DOSJA
OBSH: Koronavirusi nuk është ende një pandemi

KINË– Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se hapat që Kina ndërmori për të luftuar virusin në epiqendrën e saj ishin një mënyrë e mirë për të ndaluar përhapjen e Koronavirusit.

Falënderimet vijnë pasi zyrtarët kinezë janë kritikuar gjerësisht për trajtimin e tyre fillestar të shpërthimit.

Vetëm të martën, gati 4,000 raste të reja u konfirmuan në vend.

Numri i vdekjeve tani është rritur në 492, me 65 viktima brenda territorit të Kinës brenda një dite, sipas shifrave zyrtare nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend. Të gjitha vdekjet e reja ishin në provincën Hubei, aty ku ka shpërthyer edhe virusi.

Vetëm në Kinë, tani ka më shumë se 24.300 raste, ku një numër i vogël i të infektuarëve është identifikuar në vende të tjera të botës.

Dy njerëz kanë vdekur nga sëmundja jashtë territorit të Kinës, një në Hong Kong dhe një në Filipine.

OBSH ka deklaruar një emergjencë globale shëndetësore për shkak të shpërthimit, por tha se ajo ende nuk përbënte një “pandemi”, ose përhapjen në mbarë botën të një sëmundjeje të re.

Rreth 80% e atyre që vdiqën ishin mbi 60-vjeç, dhe 75% e tyre kishin kushte shëndetësore para-ekzistuese siç janë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës.

Koronavirusi i ri shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe, e ndjekur nga një kollë e thatë. Shumica e njerëzve të infektuar ka të ngjarë të shërohen plotësisht, sikurse të jenë me grip.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 492 personave dhe ka prekur mbi 24 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 492 viktima ne kine koronavirusi në kinë obsh virusi ne kine 492 viktima ne kine koronavirusi në kinë obsh virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2020, 09:20

 A është Venecia në luftë me vetveten?

VENECIA– Ministri i transportit në Itali njoftoi se qeveria kishte plan të ndalonte anijet e lundrimit nga qendra historike e Venecias.Anijet e mëdha, të tepërt...