Bota

Infermierja kineze përlot botën/ E bija i sjell ushqim, ajo shpërthen në lot dhe e ‘përqafon’ nga larg (VIDEO)

5 Shkurt 2020, 10:57 Nga DOSJA
Infermierja kineze përlot botën/ E bija i sjell ushqim, ajo

KINË– Në Kinë jeta e njerëzve është kthyer në ferr, pasi frika nga Koronavirusi po tejkalon çdo limit, sepse numri i viktimave ka arritur në 492 ndërsa mbi 24 mijë të tjerë janë të prekur nga ky virus vdekjeprurës.

Edhe mënyra sesi po jetojnë tashmë qytetarët kinezë është bërë  tejet e dhimbshme, pasi atyre ju duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës me maska dhe kostume të posaçme që të mos infektohen nga Koronavirusi.

Në një video të bërë virale, shihet momenti i dhimbshëm ku një infermiere nuk mund të  takojë dot vajzën e saj, për shkak se i trembet faktit që mund t’i përçojë Koronavirusin pasi ajo punon me pacientët e prekur.

E bija i kishte sjellë ushqime së ëmës e cila punonte infermiere, por kjo e fundit i shmanget dhe nuk e takon atë pasi kishte frikë  se mos infektohet nga Koronavirusi.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 492 personave dhe ka prekur mbi 24 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi:  RT

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 492 viktima ne kine infermierja kineze koronavirusi në kinë 492 viktima ne kine infermierja kineze koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2020, 09:20

 A është Venecia në luftë me vetveten?

VENECIA– Ministri i transportit në Itali njoftoi se qeveria kishte plan të ndalonte anijet e lundrimit nga qendra historike e Venecias.Anijet e mëdha, të tepërt...