Bota

Publikoi videon shokuese me trupat e pajetë që nuk i bënë ballë Koronavirusit, arrestohet gazetarja në Kinë

5 Shkurt 2020, 11:19 Nga DOSJA
Publikoi videon shokuese me trupat e pajetë që nuk i bënë

WHAN– Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar  492 viktima dhe ka prekur mbi 24 mijë qytetarë kinez, një rrezikshmëri shumë e madhe edhe për botën, e jo vetëm për Kinën tashmë.

Mes këtij kaosi të krijuar në Kinë ku numri i viktimave sa vjen dhe rritet, është bërë virale një video, ku shihen pamjet brenda  një spitali në Whan që ka tmerruar botën.

Videoja tregon qartë se në disa çanta prej najloni në të cilat futen trupat e pajetë të qytetarëve  që humbën jetën përballë Koronavirusit.


Videoja është publikuar si fillim në Twitter nga gazetarja Jennifer Zeng, e cila më pas është arrestuar për publikimin e videos, por më vonë është lënë e lirë.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 492 personave dhe ka prekur mbi 24 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 492 viktima ne kine arrestohet gazetarja ne kine jennifer zeng koronavirusi në kinë virusi ne kine 492 viktima ne kine arrestohet gazetarja ne kine jennifer zeng koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2020, 09:20

 A është Venecia në luftë me vetveten?

VENECIA– Ministri i transportit në Itali njoftoi se qeveria kishte plan të ndalonte anijet e lundrimit nga qendra historike e Venecias.Anijet e mëdha, të tepërt...