Bota

Bllokohen 3700 personat në kroçerën japoneze, pasi 10 prej tyre u identifikuan me koronavirus, priten rezultatet e 100 testev

5 Shkurt 2020, 10:16 Nga DOSJA
Bllokohen 3700 personat në kroçerën japoneze, pasi 10 prej tyre

TOKIO– Nga rezultatet e testeve të 31 personave, 10 prej tyre janë të prekur ndërsa 21 të tjerëve testi u ka rezultuar negativ. Por mbi 100 mostra të tjera po priten të shihen nëse do të kenë test negativ  apo pozitiv.

“Nga 3.700 njerëz, rreth 2266 pasagjerë dhe 1045 anëtarë të ekuipazhit të anijes kanë mbetur të bllokuar.”- deklaroi Princess Cruises.

Kjo kroçerë me emrin, “Princess Cruises”, është ankoruar në Gjirin e Yokohama, ku të gjithë njerëzit brenda saj do të qëndrojnë në karantinë për 2 javë.

“Ekipet mjekësore janë duke shkuar dhomë në dhomë për të kontrolluar temperaturën dhe gjendjen mjekësore të secilit pasagjer.”- ka thënë në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë së Japonisë.

Njëri prej pasagjerëve të infektuar në kroçerën “Princess Cruises”, është një burrë 80-vjeçar nga Hong Kongu. 80-vjeçari kishte  bërë një udhëtim në Kinë më 10 janar, por nuk ka qenë pranë tregut ushqimor të mishit të kafshëve ku thuhet se ka shpërthyer virusi.

Por sipas mjekëve, 80-vjeçari është në gjendje më të mirë shëndetësore tani.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anija japoneze princess cruises anija japoneze princess cruises

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2020, 09:20

 A është Venecia në luftë me vetveten?

VENECIA– Ministri i transportit në Itali njoftoi se qeveria kishte plan të ndalonte anijet e lundrimit nga qendra historike e Venecias.Anijet e mëdha, të tepërt...