Bota

SHBA evakuon me 2 avionë edhe 550 qytetarë amerikanë nga Whani, për shmangien e Koronavirusit

5 Shkurt 2020, 10:40 Nga DOSJA
SHBA evakuon me 2 avionë edhe 550 qytetarë amerikanë nga Whani,

SHBA– Koronavirusi që  ka shpërthyer prej dy javësh në  Kinë ka bërë që frika të përhapet edhe në vende të tjera të botës, jo më kot, sepse të infektuar nga virusi janë identifikuar edhe jashtë terrritorit kinez.

Për këtë shkak Shtetet Bashkuara të Amerikës kanë përmes dy aeroplanëve kanë arritur të largojnë nga Whani 550 qytetarë amerikanë, në mënyrë që të shmanginrastet infektimit të virusit dhe vdekjet tek shtetasit e saj.

Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, ku ka dhënë detaje për dy avionët me rreth 550 pasagjerë në bord, që kanë fluturuar nga Kina drejt Kalifornisë, atje ku është krijuar edhe një karantinë për të gjithë të evakuuarit nga Kina, për të qëndruar dy javë që të shmangin virusin vdekjeprurës për pjesën tjetër të popullsisë.

Njër avion është ka si destinacion Stacionin Ajror Maram Corps Miramar në San Diego, ndërsa tjetri do të ndalojë në Bazën e FA Travis në Fairfield, San Francisco.

Fltuturimet e mbrëmjes së të martës janë për herë të dytë në evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Whani, pasi SHBA dërgoi aeroplanin e parë të evakuimit në 29 janar duke tërhequr mbi 200 pasagjerë, ku mes tyre ishin diplomatët dhe familjet e tyre.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 492 personave dhe ka prekur mbi 24 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 492 viktima ne kine koronavirusi në kinë shba evakuon nga whani 550 amerikane 492 viktima ne kine koronavirusi në kinë shba evakuon nga whani 550 amerikane

Sondazh

Poll

Bota 5 Shkurt 2020, 09:20

 A është Venecia në luftë me vetveten?

VENECIA– Ministri i transportit në Itali njoftoi se qeveria kishte plan të ndalonte anijet e lundrimit nga qendra historike e Venecias.Anijet e mëdha, të tepërt...