Aktualitet

“Dorëzo deklarimin, ku dhe si i sigurove pronat”/ Zbardhet kërkesa e OFL-së për Lulzim Berishën, ç’ndodh me pronat e

5 Shkurt 2020, 12:21 Nga DOSJA

DURRËSDosja.al ka zbardhur formularin që OFL-ja i ka dërguar Lulzim Berishës dhe të fortëve të tjerë, të cilëve u kërkohet që të deklarohet burimi i ligjshëm i sigurimit të pasurisë. Në kërkesën e dërguar Lulzim Berishës, OFL-ja kërkon që brenda 48 orëve, i njohuri si kreu i Bandës së Durrësit, të bëjë një autodeklaratë. Në shkresë duhet të jetë sqaruar mënyra e fitimit të pasurisë, në veçanti burimin e të ardhurave në rastet e blerjes apo shitblerjes; përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronarë ose është në përdorim të të tretëve apo këta përfitojnë prej saj në një mënyrë tjetër, të ardhurat e përgjithshme vjetore dhe çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë.

Në të kundërt, në kërkesën e paraqitur nga OFL-ja pas 48 orëve do të sekuestrohet e gjithë pasuria, në kuadër të masave parandaluese në kuadër të formimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda, dhe të konsolidimit, të rendit dhe sigurisë publike. Edhe në rastin e deklarimit të pasurisë, shkresa e firmosur nga personi të cilit i është kërkuar, do t’i dërgohet Gjykatës së Posaçme (GJKKO-së) për miratim.

FORMULARI që OFL i dërgoi Lul Berishës dhe të fortëve të tjerë.

Kërkesë shtetasit Lulzim Adem Berisha me adresë rajoni nr.5, lagjia nr.17 rruga Adria Durrës, të paraqitet pranë Strukturës Operacionit Forca e Ligjit në Tiranë dhe të paraqesë brenda 48 orësh, një autodeklaratë në lidhje me:

a)Burimin e ligjshëm të sigurimit të pasurisë;

ç) përcaktimin nëse pasuria ka bashkëpronarë ose është në përdorim të të tretëve apo këta përfitojnë prej saj në një mënyrë tjetër

3) Dokumentacioni i paraqitur nga ana juaj, bashkë me këtë kërkesë do t’i dërgohet gjykatës GJKKO, për vlerësim.

Një ditë pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin e deklarimit të burimit të pasurisë, Lul Berisha iu është përgjigjur pyetjeve të OFL. Avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi ka bërë me dije për mediat, se deklarata e klientit të tij tashmë është dërguar në drejtorinë e Policisë.

Ditën e djeshme, OFL njoftoi se Lulzim Berisha, i akuzuar si kreu i bandës së Durrësit është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.  Motra e Lulzim Berishës, Luljeta, nga ana tjetër, hodhi poshtë deklaratën, duke thënë se i vëllai ka ndryshuar stilin e jetës dhe nuk ka asnjë pronë, pasi ato ia ka sekuestruar shteti. I të njëjtit qendrim ishte edhe avokati i tij, i cili tha se klienti Lulzim Berisha ka vetëm një autobot dhe një bar kafe me qira.

 Si vijon puna pas marrjes së formularit?

Brenda dy ditësh, subjektet duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren lulzim berisha ofl ne terren anti-kçk-ja zbret në terren lulzim berisha ofl ne terren

Sondazh

Poll