Aktualitet

Arrestohet ‘skifteri’ në Tiranë, vidhte makina dhe portofola, si ra në prangat e Policisë në zonën e “Unazës së Re

5 Shkurt 2020, 12:18 Nga DOSJA
Arrestohet ‘skifteri’ në Tiranë, vidhte makina dhe

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 38-vjeçarin me iniciale D.B pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh në Tiranë. Ai u arrestua në flagrancë nga Policia pasi po tentonte të hapte dyert  e disa mjeteve të parkuara në zonën e Unazës e Re.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga 38-vjeçari, i dyshuar për një sërë vjedhjesh. Sekuestrohet një pjesë e sendeve të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: D. B., 38 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë natës, nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të hapë dyert e disa mjeteve të parkuara në zonën e Unazës e Re. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht: – Më datë 10.03.2019, në një mjet ka vjedhur një çantë dore me një sasi lekesh dhe sende personale. – Më datë 18.07.2019, në një automjet ka vjedhur një portofol me 45.000 lekë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet që dyshohet se i ka vjedhur, disa ora, parfume, syze të ndryshme, portofola, çanta dore. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet skifteri në tiranë arrestohet skifteri në tiranë

Sondazh

Poll