Politike

Rama: Sigurimi për dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet me ligj për banesat dhe bizneset

Kryministri theksoi gjithashtu se të gjithë duhet të marrin masa të përfshihen në skemën e re sigurimit nga fatkeqësitë natyrore. 

4 Tetor 2025, 10:01 Nga DOSJA
Rama: Sigurimi për dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se sigurimi për dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet me ligj për banesat dhe bizneset. Kryministri theksoi gjithashtu se të gjithë duhet të marrin masa të përfshihen në skemën e re sigurimit nga fatkeqësitë natyrore. 

“Të gjithë duhet të marrin masa të përfshihen në skemën e re sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, gjë që do ta sanksionojmë edhe në ligj. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk e ka një ligj të tillë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet, njësitë e biznesit që duhet të sigurohen”, tha Rama.Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll