Politike

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, ja cilat janë dy pikat e diskutimit

Pika e parë ka të bëjë me një informim nga grupi i punës lidhur me ecurinë e bisedimeve me aleatët për çështjen e përfaqësimit në zgjedhjet e ardhshm lokale. Ndërsa pika e dytë do të përqendrohet në diskutime dhe vendimmarrje për organizimin e procesit zgjedhor në gjashtë bashkitë që do të përfshihen në zgjedhje.

4 Tetor 2025, 08:13 Nga E. D
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, ja cilat
 Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhjeje të Kryesisë, ku priten diskutime për zgjedhjet e pjesshme. Mbledhja do të mbahet në selinë blu dhe do të ketë dy pika kryesore në rend dite. Sipas njoftimit të shpërndarë për anëtarët e Kryesisë, pika e parë ka të bëjë me një informim nga grupi i punës lidhur me ecurinë e bisedimeve me aleatët për çështjen e përfaqësimit në zgjedhjet e ardhshm lokale.

Ndërsa pika e dytë do të përqendrohet në diskutime dhe vendimmarrje për organizimin e procesit zgjedhor në gjashtë bashkitë që do të përfshihen në zgjedhje. Deri tani si kandidat të mundshëm të opozitës kanë qarkulluar tre emra si Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.

Begaj dekretoi para tre ditësh datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama./Dosja.al

partia demokratike

Sondazh

Poll