Politike

Tallja e Ramës ndaj Trump, Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump ka bërë shumë për stabilitetin global

Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly dha përgjigje krejtësisht diplomatike.

3 Tetor 2025, 19:38 Nga I.A
Tallja e Ramës ndaj Trump, Shtëpia e Bardhë: Presidenti Trump ka
Shtëpia e Bardhe

SHBA- Shtëpia e Bardhe ka reaguar pas talljes së kryeministrit Edi Rama për presidentin Donald Trump në praninë e presidentit të Francës, Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev. Pyetur nga gazetari i Top News Xhoi Malësia nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe Anna Kelly dha përgjigje krejtësisht diplomatike.

“Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”, thuhet në përgjigje.

Momenti tallës nga ana e kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit Donald Trump mori vëmendjen e botës. Pak para mbledhjes së Komitetit Politik Evropian Rama bashkë me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentit azer Ilham Aliyev u filmuan duke ironizuar Trumpin-in në lidhje me lapsusin që ai bëri për luftën Azerbaxhan-Armeni. Teksa po qëndronin të tre, Rama i kërkoi Macron që tu kërkonte falje atij dhe Aliyev se përse nuk i ka përgëzuar për përfundimin e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Më pas edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ironisë së Ramës./Dosja.al

edi rama donald trump

Sondazh

Poll