Politike

"Kapitali njerëzor dhe inovacioni të rëndësishme"/ Vengu: Programi i ri për Mbrojtjen Civile do të fokusohet në tre shtylla kryesore

Vengu theksoi se ky plan fokusohet në tre shtylla kryesore që synojnë forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave, përmes fuqizimit të kapitalit njerëzor, përdorimit të teknologjive inovative dhe mobilizimit efikas të burimeve financiare në nivel bashkie.

4 Tetor 2025, 09:41 Nga E. D
"Kapitali njerëzor dhe inovacioni të rëndësishme"/
Pirro Vengu

TIRANË-Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prezantoi sot programin e ri të mbrojtjes civile që do të zbatohet në kuadër të programit “Shqipëria 2030”. Vengu theksoi se ky plan fokusohet në tre shtylla kryesore që synojnë forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave, përmes fuqizimit të kapitalit njerëzor, përdorimit të teknologjive inovative dhe mobilizimit efikas të burimeve financiare në nivel bashkie.

“Në kuadër të programit Shqipëria 2030, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Program parashikon 3 shtylla kryesore. E para, kapitali njerëzor dhe mënyra se si fuqizojmë zinxhirin reagues që nga element i bashkisë dhe krijimi i qendrave rajonale të emergjencave. Inovacioni që duhet të kthehet në detyrë në çdo qelizë të menaxhimit të krizave nga pikëpamja e kamerave termike.

Një tjetër mësim ishte menaxhimi i emergjencave në Llogara dhe ishte teknologjia që na dha mundësinë të përballonim situata të vështirë. Të gjitha nuk mund të ndodhin edhe pa vënie në eficencë të të gjitha instrumenteve financiare që i dedikohen bashkive”, tha Pirro Vengu./Dosja.al

pirro vengu

Sondazh

Poll